INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja fituesit e mëdhenj të MTV Movie Awards 2016

Ja fituesit e mëdhenj të MTV Movie Awards 2016

Publikuar më: 12:41 11-04-2016

Nuk mund të linim pa përmendur eventin më të madh të mbajtur këtë fundjavë që lamë pas, sic ishte ai MTV Movie Awards 2016-të.

Një event ky i cili përpos shkëlqimit në tapetin e kuq, evidentoi disa nga filmat dhe aktorët më të mirë të këtij viti. Fituesi i madh i këtij edicioni ishte padyshim filmi fantashkencë "Star Wars: The Force Awakens", i cili rrëmbeu plot 3 çmime përfshirë këtu edhe atë si "Movie of the Year", filmi më i mirë i vitit.

Po ky film, i cili mban rekord sa i përket fitimeve, fitoi gjithashtu çmim për përformancën më të mirë të aktores Daisy Ridley, si dhe trofeun "Best Villain" për aktorin Adam Driver.

Ndërkohe disa fitues të tjerë specialë të mbrëmjes ishin Will Smith i cili tërhoqi çmimin e gjeneratës, dhe Melissa McCarthy e cila u nderua me titullin "Gjeni i Komedisë"!

Article Logic
Execution time: 0.0031619071960449