INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Traileri i “Fantastic Beasts and Where to Find Them” zbulon yllin e kinemasë!

Traileri i “Fantastic Beasts and Where to Find Them” zbulon yllin e kinemasë!

Publikuar më: 10:31 11-04-2016

Në rast se në fillimet e tij “Harry Potter” ishte thjesht një libër i çfarëdoshëm gati për t’u bërë film, tashmë duket se aktorët më të mirë britanikë mblidhen për të luajtur në krijimet e J.K Rowling.

Është publikuar traileri i “Fantastic Beasts and Where to Find Them”, historisë pararendëse të Harry Potter, dhe përveç fituesit të çmimit Oscar Eddie Redmayne, shfaqet një tjetër emër i madh i kienamsë. Bëhet fjalë për irlandezin rebel Colin Farrel i cili bën debutimin e tij në botën e magjisë në rolin e magjistarit Percival Graves.

Pavarësisht surprizave që do shfaqen në vijim, nga traileri është zbuluar një pjesë domethënëse e filmit, që zoologu Newt Scaramander(Eddie Redmayne) është dëbuar nga shkolla magjike Hogwarts për shkak të një krijese të rrezikshme, ndërsa Albus Dumbledore e kundërshtoi përjashtimin e tij. Filmi është vendosur të dalë në 18 nëntor dhe nga traileri duket se na presin shumë aventura që ende s’kanë dalë në dritë.

Article Logic
Execution time: 0.0039448738098145