INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eddie Redmayne tentoi gjatë të bëhej pjesë e Harry Potter, por e refuzuan!

Eddie Redmayne tentoi gjatë të bëhej pjesë e Harry Potter, por e refuzuan!

Publikuar më: 16:39 27-10-2016

Pas dështimeve, më në fund ia doli!

Eddie Redmayne është gati për t’u shfaqur në kinema si protagonisti i “Fantastic Beasts and Where to Find Them”, por duket se ka nevojë të heqë ca gurë të vegjël nga këpucët. Ai mund të ketë siguruar rolin kryesor në historinë pararendëse të Harry Potter, por kjo nuk është hera e parë që ka dashur të bëhet pjesë e këtij universi magjik. Vetë artisti fitues i çmimit Oscar është rrëfyer se ka tentuar më parë që të futet nëpërmjet një audicioni për rolin e antagonistit Lord Voldemort, në versionin e tij adoleshent Tom Riddle, por gjithçka që ka marrë është një refuzim. Madje as atë nuk e ka marrë se thjesht nuk e kanë telefonuar mbrapsht. Përgjatë viteve Eddie thotë se ka shpresuar dhe se mund të bëhej pjesë e familjes së mikut të ngushtë të Harry, Ron Weasley, duke qenë se kishte flokë të kuq si ata, por përsëri nuk ia ka dalë. Megjithatë në fund fare fati vonoi, por nuk harroi.

Article Logic
Execution time: 0.0034191608428955