INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si do të duket Rita Ora në filmin Fifty Shades Darker [VIDEO]

Ja si do të duket Rita Ora në filmin Fifty Shades Darker [VIDEO]

Publikuar më: 20:09 09-02-2017

Pasi i mahniti të gjithë në premierën e filmmit “Fifty Shades Darker” në Los Angeles, me fustanin e saj i cili ishte shumë klas dhe përvëlues njëkohësisht, një fustan i shkurtër që i nxirrte në pah këmbët tërheqëse, Rita Ora zbuloi edhe pamjen e saj në film.

Ajo ka postuar një video në Instagram, ku ka shkëputur një pjesë nga roli i saj. Me një maskë blu, pendë blu, dhe flokët e saj bionde, Rita duket shumë tërheqëse. Ende nuk e dimë nëse këngëtarja dhe aktorja me origjinë shqiptarë,  do të jetë ne me shumë minuta të filmit të pjesës së dytë të sagës “Fifty Shades”, në rolin e motrës së Christian Grey, me emrin “Mia”. Por ajo çfarë vërejmë, është se Rita duket shumë e bukur.

Jemi kuriozë të shikojmë edhe këtë festën me maska!  

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434