INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja përse mezi po e presim

Ja përse mezi po e presim "Captain America: Civil War"

Publikuar më: 10:59 19-04-2016

Ndonëse na ndajnë ende 3 javë nga premiera e e filmit "Captain America: Civil War", që tani kanë filluar parashikimet se si do të shkojnë fitimet e tij.

Raportet e para duken shkëlqyeshëm, me një shifër prej më shumë se 175 milionë dollarë, vetëm në fundjavën e parë të daljes në kinema. Nëse kjo shifër do të rezultojë e vërtetë, atëherë "Civil War" do të kthehet në filmin e 5-të më të suksesshëm në histori pas "Avengers: Age of Ultron", "The Avengers", "Jurassic World" dhe sigurisht "Star Wars: The Force Awakens". Thuhet se kjo seri e re e "Captain America" mund të mposhtë gjithashtu sa i përket fitimeve edhe dy seritë e mëparshme, atë "The First Avangers" me 65 milionë dollarë në hapje dhe "The Winter Soldier" me 95 milionë. Filmi do të shfaqet në ekranin e madh më 6 maj! 

Article Logic
Execution time: 0.003939151763916