INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është ky posteri zyrtar i filmit

A është ky posteri zyrtar i filmit "Furious 8"?

Publikuar më: 10:50 20-04-2016

Më herët gjatë ditës së djeshme, Vin Diesel ka shfrytëzuar Facebook për të ndarë me ndjekësit e tij një poster të "Furious 8" me shprehjen "Neë Roads Ahead", rrugë të reja përpara.

Nuk është ende e qartë nëse bëhet fjalë për posterin zyrtar të filmit apo thjesht një punim nga fansat, duke qenë se nga këto të fundit Diesel shpërndan shpesh. Ndërkohë "Fast and Furious 8" do të xhirohet në Neë York dhe do të ketë si protagonist përveç aktorit edhe emra të tjerë si Dwayne Johnson, Tyrese Gibson, Ludacris, Michelle Rodriguez dhe Charlize Theron e cila është një hyrje e re në kast.

Chris Morgan dhe Gary Scott Thompson janë ata që kanë shkruajtur skenarin e filmit i cili do të vihet në jetë nga regjisori Gary Gray. Sajti ComicBook.com është interesuar pranë studiove Universal për të pyetur rreth posterit të filmit, i cili duhet theksuar ende nuk ka filluar produksionin, ndonëse pritet të dalë në Kinema me 18 prill 2018-të!

Article Logic
Execution time: 0.0043010711669922