INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Robert Downey Jr. gëzon të gjithë fansat e superheronjve

Robert Downey Jr. gëzon të gjithë fansat e superheronjve

Publikuar më: 13:31 28-04-2016

Lajme fantastike për të gjithë të apasionuarit pas filmave me superheronj!

Bëhuni gati për Iron Man 4! Pikërisht ashtu! Pasi Robert Downey Jr. kishte refuzuar më parë idenë e realizimit të një filmi të katërt solo për superheroin miliarder, tashmë duket se ka ndërruar mendje. Aktori 51 vjeçar kishte thënë se as nuk e kishte në plan që të bënte dhe një tjetër film mbi Iron Man, por thjesht do të përfundonte seritë Avengers përkrah heronjve të tjerë ose do të shfaqej si personazh që e ndan skenën e protagonizmit, si në rastin e “Captain America: Civil War”.

Tashmë gjithçka duket se ka ndryshuar për yllin e “Sherlock Holmes”, i cili ka bërë me dije se mund të bëjë edhe një seri të katërt nën petkun e Tony Stark. Ende nuk është zyrtare, por kur u bind edhe më skeptiku, të tjerët duken formalitet.  Në rast se do të shfaqej me të vërtetë në një film të ri me superheronj, do të ishte i 11-ti për Downey Jr. pas Iron Man, Iron Man 2, Avengers, Iron Man 3, Avengers: Age of Ultron, Captain America: Civil War, Spiderman: Homecoming, Avengers: Infinity War Part One, Part Two dhe një shfaqje si figurant në The Incredible Hulk.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211