INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështon “The Huntsman: Winter War”, i humb studios miliona dollarë

Dështon “The Huntsman: Winter War”, i humb studios miliona dollarë

Publikuar më: 10:07 28-04-2016

Kritikët e filmave nuk përbëjnë problem, deri në momentin që nuk futen në mes paratë.

Filmi “The Huntsman: Winter War” jo vetëm që është pritur negativisht nga kritikët, por gjithashtu po i humbet studios Universal 70 milionë dollarë...deri tani. Duket se edhe një kast prej super yjesh me emra të tillë si Charlize Theron, Chris Hemsworth, Emily Blunt, Jessica Chastain si dhe Liam Neeson në rolin e narratorit nuk ka mjaftuar për të shpëtuar “fytyrën” e filmit. Kritikët e kanë kryqëzuar filmin që pararend “Snow White and the Huntsman”, ndërkohë që fansat janë shprehur pak më pozitivë. Megjithatë as box office nuk po i buzëqesh filmit, i cili ka përfituar vetëm 200 milionë dollarë deri tani, pa zbritur këtu kostot e reklamave dhe buxhetin fillestar prej 115 milionë dollarësh. Parashikohen humbje të mëdha për studion e filmave Universal, duke llogaritur dhe pritshmëritë e mëdha që erdhën nga suksesi botëror i filmit të parë. 

Article Logic
Execution time: 0.0022401809692383