INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfirmohet dokumentari i parë zyrtar për Whitney Houston

Konfirmohet dokumentari i parë zyrtar për Whitney Houston

Publikuar më: 11:04 29-04-2016

Tashmë është zyrtare, dokumentari i parë i Whitney Houston është në rrugën e realizimit.

Por kjo nuk është gjithçka! Për këtë projekt ambicioz është futur në lojë producenti fitues i çmimit Oscar, Kevin Macdonald. Ky do të jetë dokumentari i parë i autorizuar nga familja e divës së muzikës, e cila u nda nga jeta në vitin 2012, në moshën 48 vjeçare. Lajmi u zyrtarizua dje nga Altitude Film Entertainment. Në film do të përfshihet akses i paprecedent ndaj personave më të afërt me Houston, duke përfshirë këtu një intervistë me themeluesin dhe presidentin e shtëpisë diskografike Arista Records, Clive Davis. Ndërkohë Kevin MacDonald ka fituar çmimin e tij Oscar për një tjetër dokumentar, atë mbi Lojërat Olimpike të Mynihut, “One Day In September”.

Article Logic
Execution time: 0.0040950775146484