INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e vajzës së Whitney Houston, ja kush shpallet  përgjegjësi [FOTO]

Vdekja e vajzës së Whitney Houston, ja kush shpallet përgjegjësi [FOTO]

Publikuar më: 13:59 19-09-2016

Bobi Kristina Brown u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj në Atlanta në janar të vitit 2015.

Për fat të keq 22 vjeçarja ndërroi jetë pas 6 muajsh në gjëndje kome. Një gjykatë në Xhorxhia, bëri  përgjegjës për vdekjen e saj  ish  të dashurin  e vajzës, Nick Gordon.

Ky i fundit  edhe pse nuk u paraqit në seancën gjyqësore, nuk i ka pranuar akuzat  madje është shprehur se ka bërë përpjekjet e tij për ta shpëtuar atë.

Sipas autiopsisë,vajza e vetme e  Whitney Houston dhe Bobi Brown  është intoksikuar nga droga dhe zhytja e fytyrës  në ujë kishte ndikuar në vdekjen e saj. Edhe të afërmit e vajzës akuzojnë ish të dashurin si shkakun  e vdekjes, pasi i kishte dhënë një miksim toksik drogërash dhe madje edhe e kishte rrahur. Ai gjithashtu i ka vjedhur asaj paratë nga llogaria bankare ndërkohë që Bobi Kristina ishte në koma.

Bobbi Kristina vdiq po ashtu si e ëma , Whitney Houston e cila u gjet pa jetë në vaskën e një hoteli, në moshën 48 vjeçare si rezultat i abuzimit me kokainën. 

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322