INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanye West hap Instagram dhe postimi i parë nuk është ai që prisnim [FOTO]

Kanye West hap Instagram dhe postimi i parë nuk është ai që prisnim [FOTO]

Publikuar më: 13:40 19-09-2016

Duket se Kim Kardashian ka ndikim të madh tek bashkëshorti i saj Kanye West.

Ndoshta duke parë popullaritetin që Kim ka fituar nga rrjetet sociale, Kanye ka vendosur të hap një profil të tij në Instagram. Më parë gjatë këtij viti, Kanye ishte shprehur se nëse ndonjëherë do të hapte një faqe në Instagram nuk do të lejonte askënd t’i diktonte se çfarë duhet të postonte sepse arti mbetej i tij. Dhe ndoshta ky do të jetë një kusht që do të përmbushet nga të gjithë fansat me qëllim që ta kenë West sa më gjatë në këtë rrjet sociale. Edhe pse ka vetëm pak orë që është hapur, faqja e reperit ka marrë më shumë se 800 mijë ndjekës!

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273