INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bullgarët çmenden për Erën, pritje e denjë për një yll ndërkombëtar! [FOTO/VIDEO]

Bullgarët çmenden për Erën, pritje e denjë për një yll ndërkombëtar! [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:05 19-09-2016

Pas publikut londinez, ishte rradha e atij në Sofie që të trajtonte Erën si një princeshë të vërtetë të skenës.

Artistja bukuroshe ka performuar dje në kryeqytetin bullgar në një event të shumëpritur nga publiku vendas. Pas reklamave në gjithë qytetin që lajmëronin ardhjen e një këngëtareje me famë ndërkomëbtare, i takonte publikut në mbrëmjen e madhe për të mos zhgënjyer pritshmëritë. Dhe ashtu ndodhi! Vendi dukej i mbushur plot dhe sapo Era u ngjit në skenë publiku shpërtheu në brohorima, për t’i dhënë një pritje shumë të ngrohtë. Ndaj saj nuk mbeti indiferente as bukuroshja 22 vjeçare, e cila pasi postoi videon, bëri të qartë në mbishkrim se sa shumë i pëlqeu pritja që Sofia i dedikoi asaj. Ky është vetëm hapi i radhës që vërteton se Era e ka nisur rrugën e saj drejt yjeve. Në pritje për realizimin më të ri, që të ngrejë dhe më lart se ç’bëri supermega-hiti “Bonbon”.

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492