INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi, gati për të pushtuar një tjetër vend që...çmendet pas saj! [FOTO]

Era Istrefi, gati për të pushtuar një tjetër vend që...çmendet pas saj! [FOTO]

Publikuar më: 16:50 14-09-2016

Suksesi i Erës nuk njeh kufinj!

Pas një periudhe të gjatë dhe intensive performancash të shumta televizive dhe intervistash të pafundme në Europë dhe Amerikë, artistja e talentuar nuk ka aspak ndërmend të ndalet. Përkundrazi, duket se bota nuk po ngopet me të dhe as më superhitin e saj botëror, “Bonbon”. Së fundmi Era ka pushtuar dhe një tjetër territor në të cilin nuk kishte performuar më parë. Bëhet fjalë për kryeqytetin bullgar, Sofia, në të cilin bukuroshja 22 vjeçare do të shfaqet të dielën e 18 shtatorit. Reklamat në billboardet e qytetit kanë filluar pasi Era vjen në Bullgari si një emër i njohur i muzikës dhe vendasit duken se po e presin me padurim pasi entuziazmi është i dukshëm. “Bonbon” do të vijë përsëri për t’i bërë të gjtihë të çmenden pas emrit të bukuroshes me flokët shumëngjyrëshe.

Por çdo të ndodhë kur të heqë dorë nga “Bonbon” dhe të kaloi në këngën tjetër? Ajo do të jetë matësja e vërtetë e artistes nga Prishtina, në do t’ia dalë të konfirmohet si emër ndërkombëtar. Me çfarë po shohim, të gjitha mundësitë janë, veçanërisht me bashkëpunimin e saj me Sony Music.

Article Logic
Execution time: 0.002964973449707