INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja një recetë si t’i forcojmë thonjtë

Ja një recetë si t’i forcojmë thonjtë

Publikuar më: 11:37 10-05-2019

Thonjtë që thyhen shpejt ato që shtresëzohen duke krijuar çarje, është një problem që e kanë të gjithë.
Ka shumë mënyra natyrale për t’i riforcuar dhe rigjeneruar thonjtë.
Ushqimet që duhet të konsumojmë për forcimin e thonjve janë ushqime me bazë, zink, vitaminë B5 dhe B6. Gjithashtu konsumoni birrë sepse ju bën shumë mirë thonjve.
Duhet të evitojmë kontaktin me detergjentët e fortë, përdorni doreza kur punoni me to. Gjithashtu për një kohë të caktuar i mbani thonjtë e shkurtër për të evituar trauma të mundshme. Mos i prisni thonjtë me gërshërë por limojini ato gradualisht.
Me poshtë do të gjeni një recetë për forcimin e thonjve.
Përbërësit:
- 1 e verdhë e vezës
- 1 lugë çaji me mjaltë
- pak kripë
Bëni bashkë gjithë përbërësit dhe aplikojeni tek thonjtë për 10-15 minuta. Mund ta aplikoni 1 herë në javë, ose 2 herë në muaj.
Mund të aplikoni thjesht vaj ulliri, i cili ndikon në rritjen dhe forcimin e tyre.
Në lidhje me gjatësinë e thonjve, mbajini në gjatësi mesatare dhe pritini vazhdimisht. Vendosni gjithnjë manikyr bazë të tejdukshëm për t’i mbrojtur dhe në fund hidratojini duart me një krem të posaçëm.

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498