INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja cila është bashkia e fituar nga Bindja Demokratike [REZULTATI]

Ja cila është bashkia e fituar nga Bindja Demokratike [REZULTATI]

Publikuar më: 09:57 01-07-2019

Ditën e djeshme në vendin tonë u zhvilluan zgjedhjet lokale, votime ku në garë ishin kandidatë të koalicionit Aleanca për Shqipërinë, kandidatë të Bindjes Demokratike, kandidatë të Partisë Komuniste dhe kandidatë të pavarur.

Opozita nuk merrte pjesë në këto zgjedhje. E teksa është drejt fundit numërimi i kutive të votimit ku në pjesën më të madhe të bashkive kanë fituar kandidatët e mazhorancës, surpriza vjen nga Gramshi.

Në këtë qytet rezulton fitues kandidati i Bindjes Demokratike Klodian Taçe, i cili ka siguruar 8471 vota

Kjo rezulton të jetë e vetmja bashki e marrë nga partia e Astrit Patozit e vetmja që pranoi të vihej në garë përballë Partisë Socialiste në zgjedhjet e pazakonta lokale të 30 qershorit.

Taçe i BD ka fituar bindshëm kundrejt kandidatit socialist i cili ka marrë vetëm 605 vota.

oooo.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416