INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarëve po ju shkurtohen vitet e jetës dhe nga përdorimi i drogave, SHIFRAT

Shqiptarëve po ju shkurtohen vitet e jetës dhe nga përdorimi i drogave, SHIFRAT

Publikuar më: 11:00 01-07-2019

Shqipëria nuk ështe vetëm shtet që prodhon dhe trafikon lëndë narkotike, por dhe vend që konsumimi i saj po dëmton serizisht jetën e qytetarëve. Të dhënat e Our World in Data tregojnë dhe vlerat e larta të vdekjeve nga përdorimi i drogave.
Përgjatë 10 viteve të fundit ka patur një rënie po së fundim të vdekurit nga mbidoza janë rritur. Vlera e vdekjeve për 100 mijë banorë është 0.69. Të dhënat historike që prej vitit 1990 tregojnë se norma më e lartë u arrit në vitin 2003 me 0.86 vdekje për 100 mijë banorë. Këto shifra nuk përfshijnë vetëvrasjet që mund të kenë ndodhur indirekte nga çrregullimet mendore si rezultat i përdorimit me tepricë të narkotikëve.
Në botë normën më të lartë të vdekjeve nga përdorimi i drogave e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me gati 20 vdekje për 100 mijë banorë.
Ndërkaq numri i përdoruesve të narkotikëve në vendin tonë u rrit në dy vite nga 13.3% në 15.3%. Shifrat tregojnë se rritjen më të lartë e kanë pasur përdoruesit kanabisit me 6.6%, më pas atë të heroinës me 2.4 herë dhe përdoruesit e kokainës janë 2.3 herë më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484