INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Voltana Ademi: Në Shkodër nisin reprezaliet, 2 të arrestuar gjatë natës për arsye politike [VIDEO]

KafeIN/Voltana Ademi: Në Shkodër nisin reprezaliet, 2 të arrestuar gjatë natës për arsye politike [VIDEO]

Publikuar më: 10:08 01-07-2019

Një ditë pas mbylljes së procesit të zgjedhjeve lokale, kryetarja demokrate e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi gjatë një lidhje telefonike në emisionin “KafeIN” ka denoncuar arrestimet e bëra gjatë natës nga policia sipas saj me qëllime politike.
“Kanë nisur reprezaliet në qytetin e Shkodrës. Kam mësuar se janë arrestuar në orët e vona të natës 2 persona, për qëllime politike, nuk i dimë ende shkaqet”,u shpreh Ademi.
Kryebashkiakja Ademi tha se procesi ka qenë qesharak dhe do të ketë vlerësimin e vet dhe jo vetëm të shkodranëve.
Sipas saj, në qarkun e Shkodrës ka pasur problematikë tjetër.
“Unë jam njoftuar se vëzhguesit e OSBE nuk janë lejuar në zonën e Pukës. është tendenca e partisë për të kontrolluar procesin”, tha znj.Voltana Ademi.
Ajo tha se ka qenë një bojkot masiv i popullit ndaj zgjedhjeve, jo vetëm në Shkodër.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034098625183105