INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

VIDEO/ PD në Gramsh: “Trap” në vend të rrugës!

Publikuar më: 11:06 05-05-2016

Partia Demokratike në qytetin e Gramshit sjell me video kushtet e vështirë që po kalojnë banorët e kësaj zone. Pas reshjeve të ditëve të fundit, banorët thonë se mbyllja e portave të Kaskadës së Devollit ka krijuar një izolim për banorët e Gramshit.
Izolimin e tyre ata kanë preferuar ta zgjidhin me anë të një “trapi”.
“Myllja e portave të Kaskadës së Devollit krijoj një izolim për banorët e Gramshit.
1.Rruga Gramsh - Banjë është e papërfunduar, dhe sot banorët duhet të kalojnë nga rruga e vjetër.
2.Niveli i liqenit që rritet çdo ditë, përmbytet dhe pompa e ujësjellsit të ujit të pishëm të fshatit Cerujë. Dhe funizimi i banorëve me ujë bëhet me botët e zjarrfikses.
3.Fshatrat Silar, Zgjup-Kodër, Zgup-Fushë izolohen sepse ura përmbytet, dhe rruga e re nuk ka përfunduar dhe është e pakalushme. Por banoret e kësaj zone lëvizin me mjete primitive, siç e shikoni në këtë video”- thuhet në postimin në facebook të degës së PD Gramsh.
Shikoni videon e plotë:

Article Logic
Execution time: 0.0039150714874268