INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
J.Lo zbret Britney Spears nga froni!

J.Lo zbret Britney Spears nga froni!

Publikuar më: 11:55 22-01-2016

Është luftë e vazhdueshme në industrinë e muzikës dhe që dikush të triumfojë, dikush tjetër duhet të zbresë në vend të dyte, dhe duket se këtë herë ishte radha e J.Lo për t’i ngjitur në vendin më të lartë të podiumit.

Artistja latine ka performuar për herë të parë në teatrin Planet Hollywood në Las Vegas dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë. Si për t'i nisur me këmbë të mbarë koncertet e saj "Jennifer Lopez: All I Have", këngëtarja ka suprizuar fansat duke ngjitur në skenë dy prej bashkëpunëtorëve të saj, Ja Rule dhe Pitbull, me të cilët ka performuar hitet "I'm Real" dhe atë "On The Floor". Të pranishëm ishin edhe shumë kolegë të J. Lo, të tillë si Justin Bieber, Nicole Scherzinger apo reperi T.I. Mesa duket tashmë Vegas ka një mbretëreshë të re, dhe ajo nuk është Britney Spears, e cilë do të duhet të mjaftohet me vendin e dytë.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773