INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
J.Lo lë të ftuarit pa fjalë: Ja me kë puthet në skenë! [FOTO]

J.Lo lë të ftuarit pa fjalë: Ja me kë puthet në skenë! [FOTO]

Publikuar më: 10:56 18-11-2016

Jennifer Lopez i la të gjithë pa fjalë në edicionin e 17-të të Latin Grammy Awards.

Ajo i befasoti të pranishmit ditën e djeshme kur jo vetëm performoi me ish bashkëshortin e saj Marc Anthony, por edhe prezantoi një çmim me të. Por ndoshta surpriza më e madhe ishte ajo që ndodhi më pas, kur ish e pasmja më e bukur në Hollyëood puthi në buzë artistin latin. J.Lo e përshkruajti babain e binjakëve të saj 6 vjeçarë si një “legjendë të gjallë” ndërkohë që prezantoi bashkë me të çmimin “Njeriu i Vitit në Latin Grammy”. Po t’i shtosh kësaj edhe faktin se janë afruar së tepërmi kohët e fundit, me justifikimin zyrtar se po punojnë për një album së bashku, si dhe ndarjen e saj nga Casper Smart, gjithçka bëhet më e qartë. Fundja, një puthje në buzë nuk është një veprim i thjeshtë mes miqsh.

smooch.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035028457641602