INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia nesër voton, në duart e populistëve, kavalierit Berlusconi apo…

Italia nesër voton, në duart e populistëve, kavalierit Berlusconi apo…

Publikuar më: 16:34 03-03-2018

Këtë të dielë rreth 46 milionë italianë u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e ardhshme.

Kjo fushatë elektorale është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes ekstremistëve të djathtë dhe të majtë ku nuk ka munguar edhe ndërhyrja e policisë.

Po ashtu gjatë fushatës janë regjistruar edhe episode dhune dhe përplasjet me natyrë raciste.

Por cilat janë zgjedhjet dhe partitë politike ndërsa Europa sërish është në ethe pasi në shtetin fqinj në avantazh janë populistët.

Në skenë është shfaqur ish-kryeministri Berlusconi sigurisht në krye të Forza Italia.

Gjatë këtyre muajve ai është rishfaqur edhe në Bruksel ku duket se ka kërkuar mbështetje.

Për më tepër kavalieri është shprehur se nëse partia e tij rezulton fituese do të propozojë për kryeministër Antoni Tajani, kreu i Parlamentit Europian, i cili ditën e djeshme u shpreh i gatshëm për një propozim të tillë.

Rritje sigurisht kanë shënuar dy partitë populiste, Lëvizja 5 yjet e identifikuar me komedianin Grillo dhe Lega Nord e Matteo Salvinit.

Sipas sondazheve pikërisht Lëvizja 5 Yjet mund të dalë partia më e madhe në vend.

Ato janë dy parti euroskeptike, pro-Kremlinit dhe kundërshtarë të tregtisë së lirë e vaksinimit të detyrueshëm.

Sigurisht edhe dy parti që janë shprehur fuqishëm kundër emigrantëve.

La Lega e përqafon hapur ideologjinë “italian’s first”, ndërsa Pesë Yjet fokusohet tek korrupsioni.

Në mbyllje të fushatës elektorale qendra e majtë italiane e drejtuar nga ish kryeministri Matteo Renzi, kërkoi votën e italianëve duke denoncuar një rrezik konkret për Italinë që është krijimi i një qeverie mes aleancës së Lëvizjes 5 Yje dhe Lidhjes së Veriut.

Për kryeministrin Paolo Gentiloni, rreziku më i madh për vendin do të ishte pikërisht fitorja e një force populiste.

Megjithatë do të na duhet të presim sesi do të ecë procesi i nesërm zgjedhor dhe të hënën për të parë rezultatet përfundimtare.

Article Logic
Execution time: 0.0018110275268555