INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seks oral me dhunë 25-vjeçares, e pësojnë keq 3 shqiptarët

Seks oral me dhunë 25-vjeçares, e pësojnë keq 3 shqiptarët

Publikuar më: 16:33 03-03-2018

E pësojnë keq tre shqiptarë në Torino, pasi u deklaruan për rrëmbim dhe marrëdhënie seksuale orale me forcë ndaj një vajze rumune 25 vjeçare e cila rrezikohej të mbytej.

Sipas mediave italiane shqiptarët e akuzuar kanë përfunduar në burg menjëherë pas denoncimet të vajzës. Vendimi për arrestimin e tyre është dhënë ditën e djeshme nga ana e gjykatës, e cila u shpreh se 3 shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë akoma publik, do të vuajnë disa vite burg.

Një nga shqiptaret, (i mbrojtur nga avokati Carlo Alberto La Neve) i cili me forcë e mori zvarrë vajzën 25 vjecare nga banesa dhe e detyroi në një raport seksual oral me dhunë, u dënua me 4 vite e katër muaj burgim.

Bashkëpunëtori i tij (i mbrojtur nga avokati Basilio Foti), i cili kishte hyrë në shtëpi me të dhe gjithashtu anëtari i tretë i grupit (i mbrojtur nga avokati Rosaria Tranzatto), i cili kishte mbetur jashtë për të vepruar si roje (e qe njihte viktimen) u dënuan me tre vjet e katër muaj. Viktima u përfaqësua në sallën e gjyqit nga avokati Giovanni Giaretti.

Gjatë dhunimit vajzës i moren edhe disa euro që kishte me vete.

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164