INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bes Kallaku nuk reziston, vesh çizmet dhe...

Bes Kallaku nuk reziston, vesh çizmet dhe...

Publikuar më: 15:31 03-03-2018

Pas Ermal Mamaqit dhe Rezart Veleshnjes, një tjetër emër i njohur i humorit iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në kryeqytet.

Bes Kallaku zgjodhi që të veshë çizmet dhe uniformën e punonjësve të Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë të reja.

“Trimi i mirë me shokë shumë” vlen më shumë se çdo gjë tjetër për aksionin tonë të gjelbërimit', tha Veliaj.

Sipas tij ndryshimi cilësor në Tiranë është fakti se në kryeqytet ka oksigjen, gjelbërim.

“Sa më pranë të jemi me natyrën, sa më shumë t’i kthejmë asaj borxhet që i kemi nga zhvillimi i 27 viteve në Tiranë, ku është menduar vetëm ku do strehohemi, por jo për cilësinë e jetës, më vjen mirë që po mendojmë për cilësinë e jetës. Patjetër që do mendojmë ku do strehohemi, por mund ta rrisim cilësinë për ta trajtuar qytetin nga një konvikt për 1 milionë banorë, në një vendbanim të shëndetshëm për 1 milionë banorë. Diferenca nga konvikti në vendbanim është se vendbanimi ka oksigjen, ka gjelbërim, ka sport, ka aktivitet në natyrë. Ky është ndryshimi cilësor për Tiranën”, u shpreh Veliaj

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916