INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, senatori i partisë kundër emigrantëve është me origjinë afrikane

Itali, senatori i partisë kundër emigrantëve është me origjinë afrikane

Publikuar më: 18:50 06-03-2018

Deri më tani Lega Nord është etiketuar si një parti kundër emigrantëve në fakt kështu është përfaqësuar në publikun italian me deklaratat e saj. Por këto janë zgjedhjet e çuditshme.


Tashmë Liga e Veriut do të përfaqësohet në Senatin e Italisë edhe me një senator me origjinë afrikane.

Ai quhet Toni Iuobi, një qytetar nga Bergamo por me origjinë nigeriane, që tashmë është kthyer në senatorin e parë me ngjyrë në historinë e Italisë. “Miq, me emocione të mëdha ju njoftoj se jam zgjedhur senator i Republikës! Pas shumë vitesh betejë në familjen e Ligës, tani do të marrë jetë një aventurë e madhe”, shkruan Iuobi. Në mesazhin e tij, ai i ka rezervuar një falenderim të veçantë liderit Salvini.

Në momentin e shpalljes së kandidaturës, Iuobi kishte deklaruar: “Për mua Matteo Salvini dhe Liga janë një element i rëndësishëm i mbrojtjes nga racizmi”.

Për senatorin e sapozgjedhur, diskriminimi lind pikërisht atëherë kur merr dhenë emigracioni klandestin, që kthehet në hapësirën e padrejtësisë sociale dhe pasigurisë.

Lega Nord  e drejtuar nga Metteo Salvini në koalicion me Forza Italia rezultoi koalicion fitues në zgjedhjet e mbajtura këtë të dielë në Itali.

Article Logic
Execution time: 0.0031089782714844