INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia në heshtje zgjedhore, risitë dhe rreziku i 4 marsit

Italia në heshtje zgjedhore, risitë dhe rreziku i 4 marsit

Publikuar më: 15:29 02-03-2018

Italia është në heshtje zgjedhore pasi këtë të dielë qytetarët e saj i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e ardhshme.

Fushata elektrorale është shoqëruar me episode dhune mes mes militantëve të forcave ekstremiste të së majtës e së djathtës.

“Lëvizja 5 Yje” e komedianit Beppe Grillo në rast fitoreje premton krijimin e dy ministrive Ministria e Meritokracisë dhe Ministria për Fëmijët.

Ndërsa Forza Italia e Silvio Berlusconi, në rast fitoreje ka zyrtarizuar kryetarin e Parlamentit Europian Antonio Tajani si kryeministër i cili thuhet se ka pranuar.

Ndërsa qendra e majtë italiane e drejtuar nga ish-kryeministri Renzi, kërkon votën e italianëve duke denoncuar një rrezik konkret për Italinë që është krijimi i një qeverie mes aleancës së Lëvizjes 5 Yje dhe Lidhjes së Veriut.

Në këto zgjedhje mediat shkruajnë se italianët janë edhe më të pavendosur.

Po ashtu zgjedhjet e 4 marsit shihen si test edhe për BE-në teksa në garë janë edhe populistët.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105