INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali. Shqiptari kapet me 200 mijë euro kokainë në makinë

Itali. Shqiptari kapet me 200 mijë euro kokainë në makinë

Publikuar më: 18:33 06-12-2017

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Pescara, pasi u kap me një kilogramë kokainë në makinën e tij. Shenjat e nervozitetit tradhtuan 25-vjeçarin. Policia ushtroi kontroll në makinën e tij tip Fiat dhe zbuloi lëndën narkotike të fshehur në motorin e mjetit. Kokaina e sekuestruar jepte gjithsej rreth 5 mijë doza dhe vlera në treg do të kapte shifrën e 200 mijë eurove. I arrestuari shqiptar iu dorëzua autoriteteve në San Donato. Ky operacion i policisë ndjek disa aksione të rëndësishme të kryera në Pescara ndër të cilat "Santa Caterina", që çoi në arrestimin e 15 njerëzve. Operacioni përfundoi me sekuestrimin e 4 kg kokainë dhe arrestimin e dy bashkëshortëve.

Article Logic
Execution time: 0.0062170028686523