INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, i riu shqiptar kapet me 1.17 kg heroinë

Itali, i riu shqiptar kapet me 1.17 kg heroinë

Publikuar më: 17:52 12-09-2017

Një 28-vjeçar shqiptar, u arrestua nga polica italiane për trafik ndërkombëtar droge. Dritan Mehmetaj, rezulton se ishte i njohur nga oficerët e zbatimit të ligjit për shpërndarje të të drogës. Mehmetaj sapo kishte hyrë në Itali nga Franca në pikën kufitare të Ventimiljes (Ventimiglia), kur ju kërkua nga policia italiane të ndalonte makinën për kontroll. Gjatë ndalimit në makinë, ju gjet një pako me 1.17 kg heroinë. I riu shqiptar u paraqiti agjentëve një dokument që e paraqiste me shtetësi rumune, por si rezultat i hetimeve u gjet se ai ishte shqiptar, që kishte arritur të pajisej me dokumentet italiane. Tani 28-vjeçari është në paraburgim i akuzuar për trafik droge dhe, për dokumente të rreme.
Ngjarja
Rreth orës 21:30 një patrullë e policisë rrugore sheh një Fiat brenda zonës së shërbimit, ku drejtuesi i mjetit mban një qëndrim të dyshimtë. Ndalohet, dhe duket se është i gatshëm të bashkëpunojë, por sapo kapiteni i policisë i afrohet, ikën. Makina ndiqet nga policia deri në një farë pike pastaj Mehmetaj e braktis mjetin duke ikur në këmbë, por policët rrugorë dhe kolegët e Policisë Kufitare e ndoqën duke qëlluar me armë në ajër për ta frikësuar atë. Pas kësaj ata arritën ta arrestojnë të riun shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658