INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishte i fejuar me Sonin, por Elvana dhe Flori ndanin prej vitesh këtë detaj special me njëri-tjetrin! Ja kënga që ua zbuloi të fshehtën [FOTO]

Ishte i fejuar me Sonin, por Elvana dhe Flori ndanin prej vitesh këtë detaj special me njëri-tjetrin! Ja kënga që ua zbuloi të fshehtën [FOTO]

Publikuar më: 23:37 27-11-2018

Kohët e fundit Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi kanë qenë dy prej emrave më të lakuar në showbizz. Dhe jo më kot, veçse dy prej artistëve më të mirë shqipëtarë mund të themi se gjithçka ka ndodhur së fundmi me jetët e tyre na ka bërë tu kushtojmë akoma dhe me tepër rëndësi çdo detaji më të vogël. Elvana e përfshirë në një sulm me armë në mes të kryeqytetit e ndërsa Flori u përfol jo pak për skandalin se mund të kishte një fëmijë me një pornostare. E megjithatë ndonëse tani, veç skandaleve nuk i bashkon pothuajse asgjë në aktivitetet e tyre profesionale apo personale, nuk ka qenë shumë e largët koha kur Flori dhe Elvana kanë qenë bashkëpunëtorë mjaft të fuqishëm dhe mediat rozë gjithmonë kanë aluduar për një lidhje romantike mes tyre, ndonëse kurrë nuk është konfirmuar.

E megjithatë nuk mumd të injorojmë disa detaje që edhe sot na bëjnë të aludojmë se lidhja e Florit me Elvanën ka qenë më e fortë dhe e më e herët nga sa mendonim. Në dokumentarin e saj të publikuar disa muaj më parë për realizimim e minialbumit 3EP me të cilin Elvana u rikthye në Shqipëri, shpesh ajo përmend se 3-shi është një prej numrave të saj të fatit dhe një prej numrave më kuptimplotë për të pasi ai mbante disa simbolika mjaft të rëndësishme për këngëtaren.

Albumi gjithashtu mbante numrin 3 dhe me të dëgjuar këngët të gjithë kthyem sytë nga Flori sepse vargje të caktuara dukeshin sikur i dedikoheshin pikërisht atij. Por as Flori nuk mbetet pas dhe duket se numri 3 ka një kuptim mjaft të veçantë për të gjithashtu, e madje që në kohën kur ai ishte i fejuar me Soni Malaj kur realizuan së bashku këngën Fluturimi 3470. Ndërkohë që dhe titulli i këngës mban numrin 3 edhe në tekst Flori e përmend treshin duke treguar akrepat e orës.

Ndërkohë që gjithçka mund të jetë rastësi, nuk është as e pamundur që dhe për Florin të ketë patur një kuptim special ky numër i cili përsëritet në këngë. Ndoshta Flori dhe Elvana ndanin që atëherë këtë detaj special mes tyre, ndoshta është thjesht rastësi?

gfgggggggg-640x358.png

Article Logic
Execution time: 0.0039432048797607