Pritjes së sezonit të ri të Ferma VIP po i vjen fundi, dhe emocionet janë në kulm. Ky edicion pritet të rikthejë në ekran moderatoren e dashur Arbana Osmani, ndërsa surprizat për rikthime të tjera duket se nuk do të mungojnë.Pritjes së sezonit të ri të Ferma VIP po i vjen fundi, dhe emocionet janë në kulm. Ky edicion pritet të rikthejë në ekran moderatoren e dashur Arbana Osmani, ndërsa surprizat për rikthime të tjera duket se nuk do të mungojnë.
Mes emrave që po qarkullojnë në rrjet, një nga më të përfolurit është ai i Einxhel Shkira. Ish-finalistja e sezonit të parë të Big Brother VIP Albania, e njohur për qëndrimet e saj të forta, mendimet kritike dhe natyrën e drejtpërdrejtë, përflitet se këtë herë mund të vijë në një rol krejt ndryshe, atë të opinionistes në “Ferma VIP”.
Zërat janë shtuar edhe më shumë pas promos se Einxhel, së bashku me partnerin e saj DJ Dagz, të cilët sot priten të jenë të ftuar në “Mirëmbrëma Yje”, duke shtuar dyshimet se një bashkëpunim i tyre mund të jetë i vërtetë. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni, publiku mezi pret të mësojë nëse Einxhel do të rikthehet në ekran në një rol kaq të rëndësishëm, pas një pauzë të gjatë nga ekrani.








1 Mar 2026 





