INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Irina Shayk lë të dashurin dhe largohet nga rezidenca 3.6 milionë dollarëshe për shkak të Lady Gaga [FOTO]

Irina Shayk lë të dashurin dhe largohet nga rezidenca 3.6 milionë dollarëshe për shkak të Lady Gaga [FOTO]

Publikuar më: 13:34 06-06-2019

Irina Shayk, modelja ruse është një ndër modelet më të suksseshme dhe më seksi të botës. Ajo ka pushtuar çdo kopertinë reviste dhe sfilatë mode.

Pas ndarjes me Christiano Ronaldo, modelja është prej muajsh e lidhur me aktorin e njohur Bradley Cooper, të cilët janë në qendër të vëmendjes dhe më të komentuarit në mediat rozë.

Së fundmi, thuhet se çifti janë ndarë dhe Irina Shayk është larguar nga rezidenca e Los Anxhelos 3.6 milion dollarëshe në të cilën po jetonte me të dashurin e saj Bradley Cooper.

Një burim i afërt me çiftin tha: “Gjërat janë duke u ftohur midis Bradley dhe Irina. Ata nuk kanë qenë të mirë për disa muaj dhe Irina vendosi se do të ishte më mirë nëse ajo do të largohej. Nuk duket sikur ka mbetur shumë kohë për të dy bashkë”.

Spekulimet e mediave rreth ndarjes së çiftit të famshëm kishin nisur që nga promovimi i filmit “The Star is Born”.

Në këtë film, Bradley dhe këngëtarja Lady Gaga ishin të lidhur nga ana emocionale, por asnjëri prej tyre nuk pohoi se janë në lidhje.

Ndryshe, dyshja është duke punuar në projekte të ndryshme të modës si dhe projektet filmike.

GettyImages-1127186874-2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042519569396973