INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Investitorët e huaj renditin problemet me të cilat po përballen, në krye KORRUPSIONI

Investitorët e huaj renditin problemet me të cilat po përballen, në krye KORRUPSIONI

Publikuar më: 11:18 07-06-2019

Investitorët e huaj kanë realizuar një anketim dhe rezultatet s’janë aspak pozitive. Në studim morrën pjesë kompanitë më të rëndësishme në vend me pronarë të huaj, bankat, ato që operojnë në fushën e industrisë, naftës, telekomunikacionit, energjisë dhe konsulencës.

Sipërmarrjet e huaja vlerësojnë se klima e biznesit në 6 muajt e parë të vitit 2018 ishte e pavaforshme. Rezultati për këtë pyetje ishte 39 pikë nga 100 që është maksimalja. 100 pikët tregojnë që sipërmarrjet janë të kënaqur. Pra duket qartë se pakënaqësia është shumë e lartë.
Ndërsa për 6 mujorin e dytë të 2018 pati një përmirësim, por sërisht mbetet nën nivelin mesatar me 45 pikë.
Një tjetër pyetje që i është drejtuar bizneseve lidhet dhe me pengesat e drejtpërdrejat siç janë monopoli, konkurrenca e pandershme, korrupsioni, burokracitë e qeverisë dhe ekonomia informale. Sipërmarrësit i kanë vlerësuar negativisht, monopolin dhe konkurrencën e pandershme, me 68 pikë, korrupsionin me 67, burokracitë e qeverisë me 64 dhe në fund me 61ekonominë informale.
Bizneset mendojnë se përkeqësimin më të madh e ka shënuar klima politike dhe i kanë dhënë 32 pikë, nga 100 të mundshme, më pas 38 pikë i kanë dhënë transparencës në procedurat qeveritare. Ndërsa rregullin dhe sigurinë e kanë vlerësuar me 41 pikë, procedurave të prokurimit publik i kanë dhënë 42 pikë.
Disi më mirë kanë vlerësuar marrëdhëniet me autoritetet doganore, të ndjekura nga qeverisja lokale, autoritetet tatimore, që ju kanë thënë respektivisht nga 50 pikë. Vlerësim të ulët me 49 pikë kanë dhënë dhe për marrëdhëniet me gjykatat.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105