INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Filluan incidentet e para të fushatës elektorale. Për djegien e automjeteve reagon kryetarja e PD në Ulëz

Filluan incidentet e para të fushatës elektorale. Për djegien e automjeteve reagon kryetarja e PD në Ulëz

Publikuar më: 11:05 07-06-2019

Me nisjen e fushatës elektorale, filluan dhe incidentet e para. Mbrëmjen e djeshme dy makina në pronësi të kryetares së PD, Gjelina Kalthi, janë djegur në Ulëz. Policia ende nuk ka zbuluar autorët, por dyshohet se ishte ngjarje e qëllimshme.

Pas djegies së dy makinave ka reaguar dhe Gjelina Kalthi. Ajo u shpreh për balkanweb se ditën e djeshme ka qenë në mbledhje të kryesisë së PD-së së bashku me bashkëshortin e saj.

Kryetarja e PD-së në Ulëz e cilësoi ngjarjen si sulm politik, ku shtoi se pas kësaj ajo dhe familja e saj ndihen të rrezikuar për jetën.

“Pasi mbaruam mbledhjen u nisem drejt Ulzës në njësinë administrative Baz. Në bashkinë e Matit jam ndalur me bashkëshortin dhe kemi darkuar te një kushëri i imi rreth orës 12 të natës kemi shkuar në shtëpi në Ulëz dhe para pallatit parkuam makinat si gjithmonë. Aty na bëri përshtypje që para pallatit nuk kishte asnjë makine të parkuar. Kjo na bën të mendojmë që është një skenar përgatitur politikisht dhe ndihemi të rrezikuar për jetën.”-tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0031387805938721