INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh me Instagram? Sërish probleme në të gjithë botën

Çfarë po ndodh me Instagram? Sërish probleme në të gjithë botën

Publikuar më: 16:23 14-05-2019

Me siguri të gjithë ju që keni një llogari në Instagram keni vënë re se sot pasdite e keni patur të vështirë të ngarkoni një foto apo një video. Ndoshta keni menduar se nuk keni mjaftueshëm internet por në realitet rrjeti social ka rënë në shumë pjesë të botës.

Ende nuk është bërë me dije se cfarë ka ndodhur me aplikacionin.

Zonat që u prekën më së shumti janë Europa, Australia, Amerika e Jugut dhe USA.

Një ndërprerje e tillë vjen pikërisht një muaj pasi perandoria e Mark Zuckerberg t Facebook, Instagram dhe WhatsApp u goditën nga një tjetër bllokim.

Facebook dhe Instagram u detyruan të kërkonin falje pasi përdoruesit për katër orë nuk ishin në gjendje të ngarkonin asnjë material .

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053