INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I hodhi bojë në kokë rektorit në Shkodër, merret masa për studenten: Pezullim deri në...

I hodhi bojë në kokë rektorit në Shkodër, merret masa për studenten: Pezullim deri në...

Publikuar më: 10:45 07-06-2019

Pas sulmit që një studente i bëri rektorit Adem Bekteshi me bojë në Universitetin e Shkodërs, këshilli i Etikës i Universitetit ka marrë masë disiplinore ndaj saj.

Studentja Pranvera Paçi është pezulluar deri në fundin e vitit akademik. Pas aktit të ndodhur më 10 maj të këtij viti, studentja është e detyruar të përsërisë vitin akademik për shkak se nuk do të lejohet të hyjë në provimet e fundvitit.

''Veprimi i saj u pa sa provokativ, aq edhe denigrues për veprimtarinë e organit që vlerëson çështjet që cenojnë dhe bien në kundërshtim me rregullat e Etikës së Universitetit'', thuhet në dokumentin e Këshillit të Etikës, shkruan Syri.net.

Article Logic
Execution time: 0.0032110214233398