INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama fushatë me batuta me luanë, dhelpra dhe pula

Rama fushatë me batuta me luanë, dhelpra dhe pula

Publikuar më: 12:35 07-06-2019

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një kafe në njësinë nu.10, në kuadër të takimeve që ka nisur për fushatën e zgjedhjeve lokale. Në tyrezë ishin disa të rinj, ish-ministri I Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Në këtë takim, veç të tjerash Rama tregoi për vizitën e tij të parë në një kopsht zoologjik kur ishte kryetar bashkie. “Më kujtohet, kur kam vajt në kopsht zoologjik për herë të parë, unë isha atëherë kryetar bashkie. Shkoj në kopsht zoologjik, o Zot! Ishte një tmerr. Ai luani ishte një luan, ça të them, e kishin shtruar kafazin me pllaka si banjo dhe ai i shkreti nuk ecte dot, i dobët, i kishin rënë flokët, një tmerr”, tregon Rama, duke vijuar më pas se ai ishte luan demorkacie.

“Ishte luani që e kishte sjell demokracia. E pat sjellë, sulltani Burnedi, ia dha dhuratë Saliut dhe më kujtohet doli tek “Rilindja Demokratike”, “Luanët mbërrijnë në Shqipëri”, titulli i madh”, vijoi ai. “Ishte çift, e dashura i kishte vdekur, ai ishte vetëm atje dhe kjo drejtoresha, një e çmendur, ja tha, ia kemi rregulluar, po ai i shkreti, ta shihje përballë ishte si vizë”, tregoi kryeministri.

“Edhe shoh unë aty tek luani ishte një si legen i madh dhe shoh atje unë, një si me barishte dhe patate. I thash unë, po ato patatet çfarë janë aty, tha drejtoresha, janë ushqim. Po si ushqim i thash unë, ha patate luani? Po, tha, ha bar dhe patete dhe ditën e diel i japin dhe karrota. Ia kishin heq mishin luanit të shkretë dhe luani ishte bërë lepur, e kishin bërë luanin e sulltanit një lepur. Luan vegjetarian”, rrëfeu Rama.

Kafsha e dytë që i kishte rënë në sy ishte dhelpra. “Pastaj ishte një dhelpër. Majmuni mbante kokë me duar, kujdestari i tundte një banane, i fishkëllente majmunit që ta atraktonte se kishte ardhur kryetari i bashkisë”, tha Rama, duke vijuar më pas me një pulë.

“Dhe pastaj, më epikja ishte një kafaz gjigant. E unë thashë çfarë ka këtu! Ishte një pulë dhe aty shkruante “Galina Bulgaris, rron 4 vjet”. O zot thash unë!", u tregoi kryeministri të pranishmëve.

Article Logic
Execution time: 0.0039458274841309