INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Interesi i sipërmarrësve për të hapur biznese në Shqipëri në rënie! Njihuni me faktorët që kanë ndikuar

Interesi i sipërmarrësve për të hapur biznese në Shqipëri në rënie! Njihuni me faktorët që kanë ndikuar

Publikuar më: 11:06 05-06-2019

Klima jo e favorëshme e të bërit biznes, pasiguritë dhe taksat e larta kanë penguar sipërmarrësit për të hapur biznese në Shqipëri. Për pasojë kjo ka ndikuar dhe në rënien e ekonomisë. Këtë e tregojnë dhe të dhënat e tre viteve të fundit. Në 2018-n rritmi i hapjes së bizneseve të reja në ekonomi ra me 18%. Duke e krahasuar me 3 vite më parë periudhë kjo që përkon dhe me aksionin anti-informalitet, numri i ndërmarrjeve të reja aktive në ekonomi është në rënie të vazhdueshme.

Në fund të 2018-s pranë QKR u regjistruan rreth 20.200 biznese të reja, nga rreth 25 mijë që u regjistruan në 2017.
Edhe në 2017 numri i bizneseve të reja shënoi tkurrje me 20% në raport me vitin 2016. Ndërkaq në 2016-n numri u përgjysmua në raport me 2015.
Në këto 3 vjet numri më i lartë i sipërmarrjeve të reja është shënuar në 2015, me 56.780 biznese të reja.
Sipas sektorëve të ekonomisë, tkurrje më të madhe e kanë pasur prodhuesit e shërbimeve, ku në 2018-n u hapën 13.549 biznese të reja, nga mbi 17 mijë që ishin hapur në 2017, pra 20% më pak. Rënie pësuan dhe bizneset e prodhimin me 11%. Pasi në 2017 ishin 7.600 dhe në vitin 2018 mbetën 6.730 biznese.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041720867156982