INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Instagram vjen me një pamje të re

Instagram vjen me një pamje të re

Publikuar më: 20:39 27-04-2016

Rrjetet sociale çdo ditë e më shumë sjellin risi të reja për të rivalizuar njëri-tjetrin. E fundti pritet të jetë nga aplikacioni më i përdorur për publikimin e fotove, pikërisht Instagram. Ky program kohët e fundit po teston një dizajn të ri bardh e zi. Kjo pamje e re , siç duket dhe në foto, shfaq ikonat që janë të thjeshta, më të holla dhe pa ngjyra.

Një zëdhënës ka thënë për Mashable: “Ne testojmë shpesh eksperienca të reja me një përqindje të vogël të komunitetit global. Ky është thjesht një test dizajni.”

 Imazhi lë të kuptohen disa ndryshime të dukshme, veçanërisht për sa i përket ikonave. Ikona e kamerës në mes nuk është më një katror më një rreth në mes por tani është një kamerë reale. Ndërkohë ikona e Activity që normalisht paraqitej me një zemër brenda një kutie komenti është tani një zemër e thjeshtë. Dhe ikona e profilit të përdoruesit nuk është më fotoja profili por ikona e një personi.

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984