INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
INSTAGRAM sjell risinë që me siguri do t’ju pëlqejë!

INSTAGRAM sjell risinë që me siguri do t’ju pëlqejë!

Publikuar më: 15:28 29-07-2021

Rrjeti social Instagram ka dyfishuar gjatësinë e mëparshme të klipeve te Instagram Reels. Përdoruesit e Instagram Reels tani mund të regjistrojnë dhe postojnë një klip deri në 60 sekonda, ndërsa më parë gjatësia ishte e kufizuar në 30 sekonda.

Kujtojmë, Instagram Reels në fillimin e tij, dmth gati një vit më parë, mund të ishte i gjatë vetëm 15 sekonda. Është e qartë se Instagram dëshiron të bëjë më shumë “hapësirë” për krijuesit e përmbajtjes me lëvizjet e tij.

TikTok e rriti gjatësinë e klipit nga një në tre minuta pak më parë, gjë që u dha krijuesve më shumë liri. Kjo gjatësi e klipeve është veçanërisht e dobishme për të gjiruar klipe, si dhe për të shfaqur ‘storie’ të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104