INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Incident në stërvitjen e NATO-s, shihni sesi luftëanijen norvegjeze e përpin uji [FOTO]

Incident në stërvitjen e NATO-s, shihni sesi luftëanijen norvegjeze e përpin uji [FOTO]

Publikuar më: 13:10 14-11-2018

Fregata e marinës norvegjeze dështoi në kthimin në shtëpi pas një aktiviteti serioz në stërvitjen ushtarake “Trident Juncture 2018” të NATO-s. pas pwrplasjes me njw cistern nafte ajo thuajse u zhyt.

Tetë anëtarë të ekuipazhit u plagosën kur “KNM Helge Ingstad” dhe anija çisternë “Sola TS” u përplasën javën e kaluar jashtë bregut perëndimor të Norvegjisë.

Fregata është zhytur ngadalë në ujë pavarësisht përpjekjeve për të shmangur këtë humbje kolosale për ushtrinë norvegjeze.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një pjesë të vogël të luftanijes mbi ujë, ndërsa pjesa tjetër e saj është zhytur plotësisht.

Anija e fundosur është lajm i keq për NATO-n, duke pasur parasysh se stërvitja “Trident Juncture” ishte projektuar për t’i dërguar një “mesazh të qartë kundërshtarëve” se NATO është “gati për t’u mbrojtur … kundër çdo kërcënimi”.

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598