INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditet Shkodra/ Plumb në KOKË, njihuni me viktimën që iu bë atentati [EMRI]

Tronditet Shkodra/ Plumb në KOKË, njihuni me viktimën që iu bë atentati [EMRI]

Publikuar më: 12:53 14-11-2018

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pak më parë në qytetin e Shkodrës.

Vrasja ka ndodhur në zonën e njohur si Markata. Bëhet me dije se nga të shtënat ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktima dyshohet të jetë Fatos Ferracaku.

Dy persona të maskuar dhe me motor janë afruar dhe e kanë qëlluar Ferracakun me plumb në kokë. Ky ka qenë ekzekutimi i parë nga dhjetëra qytetarë në mes të qytetit të Shkodrës.

Burimet mediatike bëjnë me dije se Fatos Ferracaku merrej me tregtinë e peshkut. Po kështu është plagosur dhe miku i tij Fatmir Mehaj.

Article Logic
Execution time: 0.0032939910888672