INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ilir Meta nëpër gurë dhe ujë bore thumbon të ‘paanshmit’, 'ia kalojnë dhe kryeministrit' [VIDEO]

Ilir Meta nëpër gurë dhe ujë bore thumbon të ‘paanshmit’, 'ia kalojnë dhe kryeministrit' [VIDEO]

Publikuar më: 09:15 03-08-2019

Presidenti Ilir Meta e ka nisur mëngjesin herët, duke bërë ecje në ujë të ftohtë e mes gurvë të mëdhenjë. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale ku ka shpërndarë dhe një mesazh për krizën politike, por këtë radhë jo duke përmendur liderët politikë por të paanshmit. “Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar? Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?”, shkruan Meta bashkëngjitur videos.

Mesazhet e Presidentit Meta janë gati të përditshme për zgjidhjen e krizës politike. Ai ndodhet në Shqipëri në këto kohë pushimesh, ndërs aka thënë se do të jetë në dispozicion 24 orë për mundësitë e dialogut.

Për të parë videon në përmasat e duhura, klikoni fullscreen.

Article Logic
Execution time: 0.0023701190948486