INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ja çfarë mendonte për Teatrin kur ishte ministri im”/ Nuk ndalet Meta, nxjerr videon e Ramës të vitit 2000

“Ja çfarë mendonte për Teatrin kur ishte ministri im”/ Nuk ndalet Meta, nxjerr videon e Ramës të vitit 2000

Publikuar më: 10:13 01-08-2019

Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka nisur ditën me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Meta bën me dije se pasi e ka në Gjykatën Kushtetuese ligjin kundër shembjes së ndërtesës, këtë herë i ka dërguar letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku u konfirmon mbështetjen e tij të plotë.

Ai ka postuar edhe një video të vitit 2000, kur Rama ishte ministër Kulture në qeverinë që drejtonte Meta.

Të dashur miq!

Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.

Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja.

Article Logic
Execution time: 0.0032408237457275