INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti shpërndan reagimin e Dom Gjergj Metës: ‘’Tani e tutje, bashkitë e këshillat do jenë moniste’’

Presidenti shpërndan reagimin e Dom Gjergj Metës: ‘’Tani e tutje, bashkitë e këshillat do jenë moniste’’

Publikuar më: 21:32 02-08-2019

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në faqen e tij të Tëitterit postimin e Dom Gjergj Metës, i cili ka reaguar ashpër për votimet e 30 qershorit dhe konfigurimin e bashkive vetëm me këshillave bashkiak dhe këshilltar të Partisë Socialiste.

Dom Gjergj Meta shkruan se pushteti vendor është qeverisur gjithmonë në mënyrë autokrate, por formalisht ishin plurale. “Tani e tutje, as formalisht. Brenda tyre dhe në të gjithë territorin janë moniste”, shkruan Dom Gjergj Meta ndër të tjera.

“Bashkitë dhe këshillat bashkiakë në Shqipëri në këto vite kanë qenë të gjitha të qeverisura në mënyrë autokrate, por formalisht ishin plurale.

Tani e tutje, as formalisht. Brenda tyre dhe në të gjithë territorin janë moniste.

Kjo nuk quhet më demokraci, as formalisht” shkruan Dom Gjergj Meta, në reagimin e shpërndarë edhe nga Presidenti Meta.

dsfwergwerghweh4gh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033490657806396