INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ikin call center, rritet papunësia tek të rinjtë

Ikin call center, rritet papunësia tek të rinjtë

Publikuar më: 11:23 09-10-2017

Punësimi tek të rinjtë pëson tronditjen e parë gjatë 3 mujorit të dytë të këtij viti. Pas dy vitesh, për herë të parë shënohet rritja e papunësisë tek të rinjtë. Sipas të dhënave të INSTAT tremujorin e dytë të vitit 2017, papunësia tek të rinjtë është rritur me 1%, duke shkuar në rreth 78.4 mijë të papunë. Instituti i Statistikave thotë se rritja e papunësisë tek të rinjtë ka reflektuar atë që ndodhi me tregun e call center. Tremujori i dytë i këtij viti ka shënuar dhe largimin më të madh të bizneseve call center, ku të rinjtë nga 15 deri në 29 vjeç kanë qenë dhe pjesa më e madhe e të punësuarve. Kjo ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe rritjen e papunësisë tek kjo grupmoshë. Kompanitë call center, deri më tani kanë qenë burimi kryesor i punësimit tek të rinjtë, të cilët ishin të tërhequr nga pagesat e larta por edhe oraret fleksibël. Ndërkohë ky tremujor tregon rënie të këtij sektori për herë të parë në vendin tonë, që prej instalimit të tyre në Shqipëri. Goditja e call center erdhi pas vendimi të qeverisë italiane e cila në përpjekje për të ndaluar eksodin e punës drejt Shqipërisë, miratoi një ligj të posaçëm për këtë çështje. Kjo periudhë tremujore reflektoi dhe zbatimin e këtij ligji, i cili në fakt solli një dëm të madh tek punësimi i të rinjve në Shqipëri, duke rritur papunësinë me 1%. Ndërkohë në këtë sektor në Shqipëri kishte rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare.

Article Logic
Execution time: 0.0032598972320557