INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ia vlejti pritja! Pas 3 muajsh mungesë, zbulohet projekti i Luanës, por gjejeni me kë do bashkëpunojë

Ia vlejti pritja! Pas 3 muajsh mungesë, zbulohet projekti i Luanës, por gjejeni me kë do bashkëpunojë

Publikuar më: 18:32 10-04-2021

Për një kohë të gjatë Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës, për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika. Këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka udhëtuar këto kohë drejt Prishtinës, për të punuar këngët e reja të saj.

“Prive” ka mësuar se aktualisht Luana ndodhet në Prishtinë, jo vetëm për arsye private, por edhe për shkak të muzikës. Deri në sezonin e verës ajo do të ketë gati disa këngë të reja të punuar nga disa producent, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorin e hershëm të saj, Bini Diez. Por surpriza më e madhe është bashkëpunëtori tjetër, me të cilin Luana ka vendosur të punojë për një këngë të re. Është mësuar se një nga këngët e Luanës po punohet nga Yll Limani dhe kjo është hera e parë që dyshja bashkëpunojnë për projekte muzikore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025529861450195