INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I verbër, por video e Stenaldos duke drejtuar makinën bëri xhiron e rrjetit, reagojnë familjarët e banorit: Ai e ka qejf…

I verbër, por video e Stenaldos duke drejtuar makinën bëri xhiron e rrjetit, reagojnë familjarët e banorit: Ai e ka qejf…

Publikuar më: 17:30 14-02-2026

Së fundmi, në rrjetet sociale është bërë virale një video ku shfaqet banori i "Big Brother VIP Albania", Stenaldo, duke drejtuar një automjet.

Në pamje ai shihet duke lëvizur me rreth 50 kilometra në orë, një moment që ka tërhequr vëmendje të madhe, për shkak se Stenaldo është i verbër. Videoja ka sjell reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit kanë shprehur shqetësim dhe kritika, duke e konsideruar situatën të rrezikshme.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar tezja e tij, Zana Kati, gjatë një interviste në emisionin Breaking në Top Neës, me moderatoren Dafina Hysa.

Ajo sqaroi se videoja nuk është realizuar së fundmi, por pesë vite më parë. Sipas saj, bëhej fjalë për një provë të shkurtër, e zhvilluar në prani të familjarëve dhe miqve.

"Ai do të provojë gjithçka! Ajo video është bërë 5 vjet më parë, e ka bërë xhiron me shokun e tij që kishte dëshirë t’ia provonte makinën, kemi qenë të gjithë aty, ka bërë një xhiro të shkurtër, ai e ka qejf adrenalinën! Komentet negative s’na bëjnë përshtypje për videon me makinë, për ne e rëndë është ofendimi që i ka bërë Rogerti!" u shpreh Zana Kati.

Article Logic
Execution time: 0.0034258365631104