INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I thonë të lërë muzikën se nuk është për të, MELISA i kthehet kështu fanses: E ke mendu…

I thonë të lërë muzikën se nuk është për të, MELISA i kthehet kështu fanses: E ke mendu…

Publikuar më: 16:30 05-09-2021

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi, tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut me lirshmërinë e saj në program, por për shkak të presionit të madh psikologjik, vendosi të largohej pa gjetur partner.

Më pas, ajo konfirmoi lidhjen me konkurrentin tjetër, Andi Shehin. Njëkohësisht, nisi edhe rrugëtimin e saj në muzikë. Deri tani, Melisa ka publikuar 4 këngë, “U kry”, “Leje”, “Inati” dhe së fundmi projektin e saj më të fundit, “Atij”, një këngë dedikuar dashurisë së saj, Andit.

 Kënga u prit mjaft mirë nga shumë ndjekës së Melisës, por në profilin e saj të Instagrami ka edhe nga ata që nuk i pëlqen ky vendim i ish-konkurrentes.

“Melisa e ke menduar ndonjëherë ta lesh muzikën si profesion sepse ndoshta nuk është për ty?”, i shkruan një fanse, qartazi ironi.

Mirëpo këtë koment nuk e ka lënë pa përgjigje Melisa, e cila i kthehet po me “dashuri”:

“E ke menduar ndonjëherë të më bësh “unfollow” se të hysh tek profili im nuk është për ty? Hajt.”, përfundon ajo.

 1ED0F90E-B0DB-436F-9254-6CBEDE5F28EE.jpeg

 

 

Kënga deri më tani numëron rreth 300 mijë klikime nga momenti i publikimit.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549