INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I thonë ''je shembulli më i shëmtuar i femrës në Shqipëri''', Rudina Dembacaj reagon publikisht: Mos më…

I thonë ''je shembulli më i shëmtuar i femrës në Shqipëri''', Rudina Dembacaj reagon publikisht: Mos më…

Publikuar më: 17:31 15-10-2020

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj është mjaft aktive në rrjetet sociale. Gati çdo ditë ajo publikon foto nga jeta profesionale dhe personale e saj. Me stilin e saj të veçantë, Rudina ka arritur të ketë një numër të lartë fansash.

Ashtu si çdo i famshëm, edhe ndaj saj ka kritika. Pavarësisht kësaj, moderatorja është mjaft indiferente, duke iu përgjigjur çdo komenti negativ që vjen në adresën e saj. Së fundmi ajo ka publikuar dy foto në ‘Instagram’, teksa shkruan: “Tek rreze po doli, unë pozoj”.

E veshur me xhaketë të zezë dhe tepër në formë, Rudina buzëqesh e lumtur. Mes komenteve pozitive, vihen re edhe ato negative, që moderatroja iu përgjigjet me tepër qetësi.

Njëra prej tyre i shkruan: “Je shembulli më i shëmtuar i femrës në Shqipëri”. Ndaj këtij komenti, Rudina shkruan: “Mos më ndiq motër”. Më pas Rudina replikon sërish me të: “Unë jam shumë interesante, se ti nuk i ndahesh profilit tim. Prandaj të dua, se më ke frymëzim”.

rdg.png

rtq.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057