INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë janë ''dashuruar'' me rolet e tij, ''Jamaç'' ose ''Memo'' merr pjesë në emisionin shqiptar! [FOTO]

Të gjithë janë ''dashuruar'' me rolet e tij, ''Jamaç'' ose ''Memo'' merr pjesë në emisionin shqiptar! [FOTO]

Publikuar më: 16:34 15-10-2020

Padyshim ‘Mrekullia në qelinë 7’, ka qenë një ndër filmat më të pëlqyer dhe prekës për mesazhin që ai përcjell. “Memo”, luajti rolin e një babai me probleme mendore, që pavarësisht çdo rrethane, nuk ia lëshoi kurrë dorën vajzës së tij të vogël. Filmi aq prekës dhe luajtur me mjeshtëri nga kasa e aktorëve turk, ka thyer rekorde shikueshmërie në gjithë botën. Ky film është vlerësuar edhe me 6 çmime në “Festivalin e Filmit në Izmir”.

Aras mori çmimin “Aktori më i mirë mashkull” dhe Nisa Sofiya Aksongur çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”. Po ashtu filmi rrëmbeu edhe çmimet: “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë”, “Kinematografia më e mirë” dhe “Aktori më i mirë suportues”.

Megjithatë Aras nuk është i njohur për publikun shqiptar vetëm për rolin në këtë film, por edhe në shumë seriale të tjera, ku më të ndjekurin mund të përmendim ÇUKUR meqë vijon të transmetohet ende.

Ai ka luajtur rolin e “Jamaç” në këtë serial, mirëpo së fundmi është mësuar se të premten do të jetë i ftuar në emisionin shqiptar: “Qejfi ma i madh se Stambolli”, në Klan Kosova.

Sigurisht që prej popullaritet të madh që ka krijuar, fansat shqiptarë do jenë kureshtarë të mësojnë më shumë detaje nga jeta profesionale dhe ajo private e tij.

 geytq.png

Article Logic
Execution time: 0.0040960311889648