INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I përmendi bixhozin? Rogerti përplaset me Ledion Liçon: Kujdesu ti për lekët…

I përmendi bixhozin? Rogerti përplaset me Ledion Liçon: Kujdesu ti për lekët…

Publikuar më: 12:58 22-04-2026

Big Brotheri mesa duket nuk ka mbaruar akoma për Rogertin, teksa mbrëmjen e djeshme u zhvillua Post Big Brother tensionet në studio nuk ishin shuar me mbarimin e garës, por vetëm ishin shtuar.

Gjatë fjalës së tij rreth eksperiencës dhe rrugëtimit të tij në Big Brother, finalisti i katërt Rogert Sterkaj pati një përplasje me moderatorin Ledion Liço pas një komenti që ai pretendoi se i ishte drejtuar në finalen e madhe. Sipas tij, shprehja “kujdes me lekët” ishte e pavend dhe e kishte irrituar.

Në kulmin e debatit në studio, Rogerti reagoi ashpër duke thënë:
“Më the ‘kujdes me lekët’. Po kujdesu ti për lekët e tua mor shok.”

Nga ana tjetër, Ledion Liço e sqaroi situatën me qetësi duke e lidhur komentin me deklaratat e mëparshme të Rogertit gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVA, ku ai kishte folur për vështirësi financiare dhe për përfshirje me lojërat e fatit. Moderatori u shpreh:
“Unë nuk kam një histori me bixhozin.”

Debati u shoqërua me tension në studio dhe u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale.

Rogerti vijoji të shtojë komente që nxirrnin në pah opinionet personale të moderatorit që sipas tij nuk e dëshironte Rogertin në finale, por Brikenën, gjë për të cilën Liço zgjodhi të mos i jap zë.

Opinionet dhe zhurma në rrjete sociale e ndanë publikun në dy kampe, disa i quajtën komentet e Rogertit të pavenda pasi gara ka mbaruar tashmë e të tjerë ishin dakord me finalistin.

Article Logic
Execution time: 0.0021669864654541